Gjashtë pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj

Dardania Press – Nga gjashtë pajisje ju vjen fatura më e lartë e energjisë. Të gjithë kemi pasur frikë, të paktën një herë në jetën tonë, të kontrollojmë faturën e energjisë. Shpesh, vlera mund të jetë shumë më e lartë se sa presim, prandaj duhet të gjejmë gjithmonë një mënyrë për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur. Mjafton të keni kujdes në disa pajisje, pasi harxhojnë shumë energji dhe ju sjellin faturë të lartë në fund të muajit.

Karikuesi i celularit – Shumë njerëz lënë karikuesit të lidhur në prizë çdo ditë, por nuk e kanë dijeninë se sa mund të rritin kostot e tyre të energjisë. Konsumi mesatar i energjisë i një karikuesi është 0.26 W, duke mos e përdorur atë arrin në 1 W deri në 5 W, edhe kur është i lidhur një pajisje celulare plotësisht të karikuar.

Mikrovala – Nëse nuk hiqet nga priza, mikrovala mund të konsumojë 3 W më shumë. Gjëja më e mirë është që ta shkëpusni kur nuk është në përdorim.
Kompjuterët – Megjithëse laptopët përdoren më shumë, kompanitë e mëdha dhe njerëzit që punojnë në shtëpi përdorin kompjuterë fikse. Këto pajisje janë gjithmonë në funksion dhe konsumojnë shumë energji. Kompjuterët, edhe kur janë të fikur, mund të konsumojnë deri në 21 W.

Makineria e kafesë – Hiqjani prizën kur nuk e keni në përdorim pasi konsumon rreth 1W më shumë.

Telefoni pa kabllo – Edhe pse janë të rralla, këto pajisje ende përdoren gjerësisht, dhe konsumojnë rreth 3W kur ato janë në prizë.

Televizori – TV juaj harxhon 3W më shumë kur është i fikur, por ende në prizë. E njëjta gjë funksionon edhe tek modelet me konsum A +

Darka në shtëpinë e Hashim Thaçit, Haradinaj jep detaje interesante

Dardania Press – Një darkë në shtëpinë e Hashim Thaҫit ishte ngjarje që mori vëmendjen. Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë ka dhënë detaje rreth darkës në shtëpinë e re të Presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë, që ishte mbajtur në shkurt të 2019-s. I pranishëm në këtë darkë përveç Thaçit, Haradinajt, Pacollit, Veselit e Limajt ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. E pikërisht nga kjo darkë fillojë ‘thyerja’ e madhe mes Ramush Haradinajt e Edi Ramës.

“Gjatë bisedës në këtë darkë është ekspozuar edhe njëherë kjo ide (shkëmbimi i territorit) edhe aty ka ndodhë shpjegim i jem definitiv që çështjet e Kosovës, nuk janë çështje të tij dhe nuk duhet ai mi trajtu”, ka thënë Haradinaj. Kryeministri në largim ka bërë më dije që gjatë darkës ka pasur edhe siç i quan ai “momente të ndjeshme” të Edi Ramës.

“Qysh është tradita jonë, e shqiptarëve unë kam qenë në shtëpi të zotërit Thaçi pritja ka qenë në rregull, tamam shqiptare, ne kemi qenë të gjithë shqiptarë aty ulë dhe jam munduar ta ruaj atë takim me kurtuazinë mos me dëmtu atë situatë kur jemi disa shqiptar bashkë. Gjatë bisedës ka pasur edhe momente të ndishme të kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë ai, përcjell Insajderi. Haradinaj ka theksuar se gjatë kësaj darke ka qenë i prerë në vendimin e tij për çështjeve e territorit të Kosovës, teksa shton se ka respektuar sofrën ku ishte i ulur. Gjatë intervistës, Haradinaj pohon se gjatë kësaj darke është diskutuar edhe çështja e varrit të heroit, Isa Boletinit duke mos u lëshuar në detaje. Haradinaj ka theksuar se Presidenti, Hashim Thaçi ka qenë mjaftë i tërhequr. Teksa ka theksuar se publikisht Thaçi ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territorit me Serbinë.

Kush e ka nervozuar kaq shumë Leonora Jakupin?

Dardania Press – Leonora Jakupi është një prej këngëtareve më pëlqyera nga publiku kosovar. Ajo është shumë e përfolur sidomos për jetën e saj private krahas asaj profesionale, shkruan ORAinfo. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku ka pas vetes shumë ndjekës. Sonte përmes një postimi ajo ka shfaqur mllefin e saj për mbeturinat që ka parë në rrugë.

Ndryshojnë temperaturat, nga nesër ky mot

Dardania Press – Rritje e lehtë e temperaturave në dy ditët e ardhshme. Ndonëse jemi në muajin janar, ende nuk ka shenja të të reshurave të borës. Sipas Prishtina Weather, fusha ekstrem të larta barike nga anticikloni “Ekart” që shtrihet nga ishujt Britanik deri mbi rajonin tonë, ditëve në vijim do të favorizojnë mot stabil dhe pa të reshura. Nga nesër pasdite dhe ditën e mërkurë priten kthjellime. Edhe gjatë ditës së nesërme pritet të mbretërojë mot i ftohtë, e ditën e mërkurë rryma ajrore të ngrohta nga Mesdheu dhe Europa qëndrore do të rrisin lehtë temperaturat maksimale rreth vlerave mesatare.

Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e mëngjesin e ditës së mërkurë në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull. Kështu parashikohet të jetë moti për dy ditët ën vijim: Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditës së nesërme do të luhaten rreth vlerave mesatare, e me qetësimin e erërave pritet të kalojnë në të pashëndetshme.

21.01.2020 – Ftohtë. Në mëngjes ngrica. Paradite me vransira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 1-5m/s. Indeksi UV: 2.

22.01.2020 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Erë e lehtë nga perëndimi 1-2m/s. Indeksi UV: 2.

Njihuni me rejen e dytë të Shyhrete Behlulit, duket më e bukur se Learta

Familja e Shyhrete Behlulit është ndër familjet më të komentuara në vend.

Lumi është djali i vogël i këngëtares në fjalë, shkruan ORAinfo

Ai së fundmi ka bërë një postim ku shihet bashkë me vajzën e Shkumbinit dhe Mimozës.
Rozafa është vajza bukuroshe e tyre, e cila është e njohur për publikun.

A thua cila është në të vërtetë lidhja e Lumit dhe Rozafës!?

Në një nga zonat më të shtrenjta në Greqi: Pamjet nga vila luksoze e Noizyt

Kjo është vila super luksoze e Noizyt.

Noizy është padyshim një nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar dhe është shumë i kërkuar në clubet brenda dhe jashtë vendit.

Agjenti i emisionit “ThumbON” në Rtv Ora, ka zbuluar se Noizy është pronar i një vile luksoze në një prej zonave më të shtrenjta të Greqisë.

Vilën e reperit e kemi parë të gjithë pasi aty Noizy ka realizuar edhe xhirimit të këngës së tij “Nuk kan besu”, e cila numëron mbi 20 milionë klikime në YouTube.

Publikoi videon me të dashurën e Feros, ja çfarë i ndodhi djalit prishtinas!

Video e Arbenitës duke u puthur me një djalë po bën xhiron në rrjete sociale.

Disa ditë më parë në portale dhe rrjete sociale u zbulua një video e Arbenita Ismajlit duke u puthur me Kened Tahirin.

Tahiri është një djalë nga Prishtina i cili punon në një nga clubet e njohura të natës.

Por ajo e cila ka rënë në sy është fama që ka marrë djali pas kësaj video.

Atij për pak kohë i janë shtuar mijëra ndjekës në rrejtin social Instagram, duket që qëllimi kryesor i Kend Tahirit ishte ky dhe ja arriti.

Po ashtu mijëra fansa të Feros e kanë vershuar instagramin e tij duke e sha ish të dashurin e Arbenitës./Albanienshow

Për leshja më e re në estradën kosovare: Blero e bën horë Labinot Tahirin(VIDEO)

Këngëtari shumë i njohur e i dashur për publikun Labinot Tahiri shpeshherë di të bëj deklarata ekskluzive duke hedhur në dritë çështje të ndryshme, e të pathëna deri më tani. Këtë e bëri edhe këtë herë kështu duke nisur një debat me Bleron.

E së fundmi Labinot Tahiri ka treguar se ka punuar një projekt me reperin Getinjo dhe Bleron, por që ky projekt nuk ka dalur asnjëherë për ”faj” të Bleros.

Blero, sipas Labinot Tahirit kishte refuzuar që Getinjo të ishte pjesë e projektit duke dashur që vetëm Labi të bënte pjesë në të. Kështu kënga kishte mbetur pa u publikuar.
Si duket kjo deklaratë nuk la pa zgjuar edhe reagimin e Bleros.

Këngëtari përmes një postimi tregoj arsyen e dështimit të këtij bashkëpunimi, dhe arsyen përse nuk u publikua.
Ai ”thumboi” Labin duke i thënë se e tëra çfarë ti ke dashur të bësh është që ”të dukesh mirë para Ferizajlive”.

Ndërsa ky është postimi i plotë i Bleros:

Nuk ju duhen viza pune për në Gjermani, mjafton të plotësoni vetëm këtë kusht(JA DETAJET)

Një lajm i madh ka mbërritur për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë drejt Gjermanisë.

Tashmë nuk do t’ju duhen më viza pune për të qëndruar në Gjermani, por veç një kontratë pune.

Partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE, njoftuan sot paradite mediat vendase atje.

Ministria e Brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve Brenda koalicionit qeverisës.

Sipas Suddenutsche Zeitung, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga BE para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigrant tjetër.

Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve “profesione të ngushta” që kanë më shumë vende të lira si për shembull infermierët apo kujdesi për të moshuarit.

Sipas gazetës “Handelsblatt”, Kosova do të përfitoj pasi ka shumë të pa punë dhe kan te drejt te shkojnë të punojnë në Gjermani.

Rregullat e reja janë të aplikueshme që nga 8 janari 2019. Qytetarët do të punojnë me dokumente të shteteve ku jetojn, por me një kontratë të garantuar punësimi nga punëdhënësi. Në këtë listë vendesh përfituese është Kosova dhe Shqipëria./