Mos dilni pa çadra, kështu do të jetë moti këtë javë

Dardania Press – Moti, javë me reshje shiu dhe temperatura të larta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu. Shi pritet të ketë sot, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët tjera të vranëta dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetarët. Ndërsa sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike.

Ilda Bejleri shfaqet e zhv eshur (Foto)

Dardania Press – Ilda Bejleri është një moderatoret e sportit më se’ksi të ekranit. Shpesh herë ajo pro’vokon ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale me po’zat e saj shumë të zj’arrta. Ilda së fundi është bërë pjesë e emisionit Proçesi sportiv ku prezanton krah Edi Manushit. Gjithashtu bukuroshja e sportit është komëntuar shumë për jetën e saj private megjithëse kurrë nuk pranuar asgjë publikisht. Për më tepër Ilda Bejlerit shfaqet shpesh edhe me bi’kini.

Kaq shumë e ka zbukuruar shtatzënia nusen e Milot Rashicës

Dardania Press – Shtatzënia ia ka ndryshuar format trupore Belkizes. Milot Rashica dhe Belkiz Kera po përjetojnë ditët më të mira, ku çifti pritet që të bëhen prindër për herë të parë.

E, në këto ditë të mira Belkizja nuk po i ndal fotografitë e shumta për ndjekësit e saj, shkruan Kosovarja. E njohur si një femër me stil të veçantë, ajo duket bukur edhe pse është shëndoshur dhe format e trupit kanë filluar që t’i marrin kahje më ndryshe. Në imazhin e fundit me një jakne pink, Belkizja shfaqet mahnitëse me bukurinë natyrale që ka.

Studentja Shqiptare Në Kinë Kërkon Ndihmë: Jam E Pasigurt

Gjatë një bisede me gazetarin Muhamed Veliu ajo kërkon të ndihmohet për tu larguar sa më parë nga Kina.

”Dua të iki sa më shpejt nga këtu. Situata sa vjen e po përkeqësohet. Vetë e kam të pamundur financiarisht të lëviz. Dua të kthehem në Shqipëri. Do ti jem mirënjohës qeverisë shqiptare apo gjithkujt që do të mund të më ndihmoj në këto momente të vështira ku gjindem”.

Ndërkohë mësohet se për rastin e Josilda Ndreajt ambasada shqiptare në Kinë i ka dërguar një shkrese urgjente Ministrisë së Europës dhe Punës së Jashtme duke e vënë në dijeni të kërkesës së saj.

Një ditë më parë ajo tha se studionte në universitetin e Wuhan por për momentin kishte marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. “Universitetina ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”, tha ajo.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, tha po ashtu se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fshehu frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri. Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën”, do të deklaronte ajo.

Josilda tha po ashtu se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

S’ka marre, Anxhelina Hadërgjonaj pozon pa të bre’ndshme

Dardania Press – Anxhelina Hadërgjonaj ka pozuar pa të brendshme.Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj ka marrë sërish vëmendjen në rrjete sociale.Ajo e ka publikuar një foto në të cilën shihet se nuk ka veshur fare të brendshme,

Fustani i gjatë dhe i hapur pothuajse nuk i ka zbuluar gjithçka.Si zakonisht edhe këtë herë nuk kanë munguar komentet e shumta nga ndjekësit.

Kujt i ka thënë “të dua” për herë të fundit Ganimete Musliu? (VIDEO)

Dardania Press – Ish-deputetja i përgjigjet sfidave të emisionit Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ishte protagoniste e emisionit të përjavshëm “1 Kafe prej Shpisë”.

Musliu foli për jetën e saj private, angazhimet e tjera jashtë politikës dhe për stilin e jetesës. Musliu iu përgjigj edhe sfidave të këtij emisioni.

Ndër pyetjet që iu parashtruan ishte edhe ajo se ‘kujt i ka thënë ‘të dua’ për herë të fundit’, transmeton rtv21.“Ju kam thënë motrave të mija”, u përgjigj ish-deputetja.

Ish-deputetja e Kuvendit foli edhe për komentet e shumta negative që i merr në rrjete sociale dhe si reagon ndaj tyre.

Kujt i ka thënë "të dua" për herë të fundit Ganimete Musliu?

Kujt i ka thënë "të dua" për herë të fundit Ganimete Musliu?

Posted by RTV21 on Sunday, January 26, 2020

”Kingat e Ferizajt” çm’endin publikun, bëhen hit brenda natës

Dardania Press – Ka rifilluar sezona e re n’Kosovë show, këtë të dielë musafirët e parë kanë qenë Faik Zogaj veteran lufte i cili ka shpjeguar se jeton në kushte tejet të veshtira dhe që dy muaj nuk ka rrymë në shtëpi, shkruan Gazeta NewBorn.

Musafirë tjetër ka qenë Arbnora Ademaj, ish Miss Kosova e cila së fundi do të jetë pjesë e disa projekteve televizive në Turqi.

Dy të rinjë të tjerë nga Ferizaj të cilet kohën e fundit u bënë hit në rrjete sociale me stilin e këndimit të tyre Rap janë pjese e këtij emisioni ku ata i bënë një diss këngëtareve të hip hop muzikës behet fjalë për Tayna dhe Rinën.

Ndodh me në fund mes LDK-së dhe VV-së

Dardania Press – Lutfi Haziri thotë se i ndajnë pak ditë nga nënshkrimi i një marrëveshjeje më Vetëvendosjen. Derisa raportohet për përafrim qëndrimesh, si rrallë herë, në partinë e Albin Kurtit kanë qëndruar të heshtur rreth negociatave. Është konfirmuar se liderët kanë lënë letrat dhe videot, e janë ulur në tavolinën e bisedimeve. Janë qetësuar ujërat në të dy kampet, e janë ndalur përplasjet publike mes eksponentëve të dy partive, që po bëheshin javëve të fundit kryesisht në studio televizive ose në Facebook.

Fundjava u ushqye me lajmin se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte shkuar në shtëpinë e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, në fshatin Prapashticë. Shtëpia e ish-kryeministrit është e njohur si vend i takimeve politike me partnerët e vjetër të Mustafës, por edhe vend i protestave të Vetëvendosjes pesë vjet më parë.

Isa Mustafa në letrat e tij javë më parë thoshte se nuk donte të takohej më me Kurtin për të biseduar dhe se do të ulej në tavolinë vetëm kur të dakordoheshin – përmes letrave – të nënshkruhej marrëveshja. Këtë fundjavë ndodhi ndryshe.

Pa treguar nëse takimi ka ndodhur në Prapashticë, është konfirmuar se dy partitë janë angazhuar nga e premtja për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri tha të dielën për Gazetën Express se në takimin e fundit mes LDK’së e VV’së nuk kanë marrë pjesë vetëm dy liderët, por ‘ekipet’ nga dy subjektet.

Express merr vesh se në takimin e mbajtur në fundjavë, kanë qenë pjesëmarrës disa prej zyrtarëve më të lartë të dy partive, përfshirë edhe Glauk Konjufcën, emri i të cilit është më i përfoluri në negociatat VV-LDK, që nga zgjedhja e tij kryeparlamentar.

Haziri nga ana tjetër thotë se me VV’në janë përafruar edhe më shumë dhe arritja e marrëveshjes është më afër. Veçse, ai akoma thotë se partia e tij duhet dhe është e drejtë e saj që të udhëheqë Parlamentin, ndërsa VV’ja, si fituese e zgjedhjeve, të udhëheqë Qeverinë.

“LDK’ja s’e ka diskutuar asnjëherë dhe ka ndërtuar standardin se fituesi e merr Kryeministrin. Ndërsa, ne si parti e dytë, në këtë rrafsh, do të duhej të na takonte pozita e Kryeparlamentarit. 26 dhjetori ka sjellë një situatë të re dhe jemi në përpjekje e sipër për të tejkaluar në mënyrë që LDK’ja me qenë e rehatshme në koalicion, duke e marrë një detyrë kushtetuese deri në zgjedhjen e Presidentit, që parashihet të ndodhë në shkurt të vitit 2021”, ka thëne Haziri.

Koha Ditore ka raportuar sot duke u thirrur në burimet e saj se ka përafrim të qëndrimeve mes LDK’së e VV’së dhe kanë filluar të shkrihen akulli edhe për pozitën e kryeparlamentarit, për të cilën dy partitë po e donin për vete.

“Për shumicën prej deputetëve të LDK-së, por edhe për nënkryetarin Lutfi Haziri është i pranueshëm propozimi që e ka dhënë Vjosa Osmani në njërën prej mbledhjeve të mëhershme që posti i kryeparlamentarit të kompensohet me njërën prej ministrive të rëndësishme, përkatësisht MPJ-në”, thuhet në raportimin e Kohës Ditore.

23 vjet më parë, “Baba Vanga” parashikoi vi rusin në Kinë dhe tërmettin në Turqi!

Dardania Press – “Baba Vanga”, e lindur në Bullgari është quajtur “Nostradamus i Ballkanit” për parashikimet e saj.

Deri më tani ka parashikuar saktë ngjarjet si ISIS e Brexit, tani do të njoftoheni me parashikimet e saj që i kishte bërë 23 vjet më parë për vitin 2020, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se viti 2020 do të jetë i zymtë, me shumë tsunamë dhe tërmete që do të godasin kontinentin.

Kështu të premten ndodhi tër’meti në Turqi, ku deri më tani ka shkuar në 35 numri i vi ktim’ave.

Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben.

Tërm’eti i të premtes në Turqi u ndje edhe në Siri, Liban dhe Iran.

“Baba Vanga” parashikoi që bota do të vuajë nga fatk’eqësi të shumta këtë vit, me Pakistanin, Kinën, Japoninë dhe Alaskën. Ajo tha se 400 njerëz do të vd’esin pasi një të’rmet do ta godet kontinentin aziatik.

Në Kinë, është përhapur “koronavir’usi” me epiqendër në Wuhan, ku deri më tani numri i të vd’ekurve ka arritur në 56, ndërsa ka infektuar 2,000 në të gjithë botën.

SHBA-të, Tajlanda, Koreja e Jugut, Japonia, Australia, Franca dhe Kanada kanë raportuar raste të vi’rusit, për të cilin zyrtarët e shtetit kinez paralajmëruan sot se po rriteshin me të madhe.

Profesori Georgi Lozanov analizoi veprën e saj në detaje të hollësishme dhe zbuloi se afër 80% e parashikimeve të saj u realizuan.