Nuk e harrojnë dot golin, Granit Xhaka “tërbon” sërish serbët me këtë veprim (Foto)

Granit Xhaka mund të jetë një nga personat më të padëshiruar në Serbi, kjo për shkak të golit që iu shënoi dhe eliminimit që iu shkaktoi me Zvicrën e tij në Botërorin e 2018.

Kjo ka bërë mediat serbe ta sulmojnë shpesh dhe ta kenë “halë në sy”. Ama dhe vetë Graniti nga ana tjetër, nuk lë rast pa i shpëtuar duke provokuar sa herë i jepet mundësia.

Së fundmi, futbollisti me origjinë shqiptare, ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, teksa shihet një qytetar shqiptar, i cili godet një letër higjenike, ndërkohë që në sfond dëgjohet komentatori duke komentuar golin e Xhakës me Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018.

“2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruan në postim ku është etiketuar Xhaka. Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit, teksa kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe. Ata shkruajnë se ky veprim i futbollistit nga Kosova është një provokim nga ana e tij.

‘Telegraf.rs’ komenton:

Futbollisti zviceran me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka provokon përsëri serbët dhe Serbinë. Ai ndau një video të mikut të tij në ‘Instagram’ duke komentuar golin kundër Serbisë në Botërorin në Rusi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *