Lajmi i Fundit: Sot pritet Dulla të jep dorëheqje

Dhjetë herë u hodh në votim, dhe akoma nuk ka kaluar në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, nga i cili pritet që vendit t’i jepet një infuzion, nga pasojat e shkaktuar nga virusi

Kjo Pako që kap vlerën e 385 milionë eurove, është miratuar nga qeveria me 22 korrik, por akoma s’ka arritur të votohet, duke shkaktuar kështu humbje me të mëdha kryesisht në sektorin privat, të cilët janë në buzë të greminës.

Qysh pas miratimit të kësaj Pako nga qeveria, më kujtohet se si kryeministrit Hoti deklaronte se kuvendi do të miratojë këtë javë Ligjin për rimëkëmbje, duke hapur rrugën për zbatimin e tërësishëm të Pakos:, por kjo akoma s’ka ndodhur.

Për pesë muaj s’ka arritur qeveria Hoti të kalojë këtë Pako, a duhet të presim në pafundësi, apo si duhet me veprua, fol Dullë çka me bë ne qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme, a duhet pritur vazhdimisht dështimet tua..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *