Këto janë 4 shtetet në Evropë që do të hapin kufijtë ditën e shtunë

Personat që për arsye pune dhe vizita familjare duan të lëvizin, do të munden të udhëtojnë në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Austri prej së shtunës.

Rregulli vlen edhe për pronarët e tokave, sipërfaqeve pyjore, kopshteve dhe udhëtimet për studime dhe shkollim profesional, percjell Dardania Press.

Personi që do të udhëtojë duhet të nënshkruajë një vetëdeklaratë që do ta tregojë në pikën kufitare. Ndërkaq, udhëtimi për turizëm nuk lejohet. Kufizimet e plota të lëvizjeve mes vendeve të BE do të hiqen më 15 qershor 2020. Ndërkaq, edhe Italia kërkon që nga 3 qershori të lejojë udhëtimet dhe hyrjen brenda vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *