Driton Selmanaj, nga valltar i “Shotës” te zv.kryeministër i Qeverisë

Një nga këshilltarët e presidentit të Kosovës Thaçi e ka akuzuar qeverinë e Kosovës për disa çështje dhe e ka quajtur “klub valltarësh”. Kjo ka bërë që mediat të mbeteshin paksa konfuze në lidhje me nënkuptimin e këtij cilësimi. Por, më vonë u mor vesh se Driton Selmanaj, zv.kryeministri, dikur kishte qenë valltar në ansamblin “Shota”.

Nuk dihet nëse hedhjen e valleve popullore, z.Selmanaj e ka profesion apo thjesht një hobi. Nuk dihet po ashtu nëse ai vazhdon ta ushtrojë këtë veprimtari interesante.

Sidoqoftë, ajo që dihet është se Selmanaj u ngrit në hierarkinë e LDK-së me një shpejtësi të rrufeshme. Nga një analist në një emision televiziv, ai u bë shpejt pjesë e strukturave të kësaj partie duke kërcyer në 16 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Shumicën e votave i kishte marrë në Prizren, shkruan Periskopi.

Kërcimi i tij kishte vazhduar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, pasi u bë hiç më pak se zv.kryeministër – ose njeriu i dytë më i pushtetshëm i LDK-së në Qeveri pas Avdullah Hotit që është kryeministër. Nëse do të ketë kërcime të tjera gjigante drejt pushtetit mbetet të shihet.

Cila është pasuria e z.Selmanajt?

Në fakt, sa i përket pasurisë, Selmanaj ka deklaruar vetëm një shtëpi me vlerë prej afërisht 150 mijë eurosh dhe një banesë me vlerë prej afër 50 mijë eurosh.

Po ashtu, del se Selmanaj është bashkëpronar i dy veturave që mbërrijnë së bashku shifrën e 15 mijë e 500 eurove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *