McGregor milioner për 40 sekonda, kjo është shuma që ai ka fituar ndaj Cerrone

Dardania Press – Rikthimi i McGregor në oktakon nuk do fjalë, irlandezi arriti që me lehtësi dhe brenda vetëm 40 sekondave ta fitojë duelin kundër Donald Cerrone.

Ai mposhti Donald Cerronen për 40 sekonda për ta lënë prapa humbjen e hidhur ndaj Khabib Nurmagomedov, shkruan Reporteri.
Ishte një rikthimi i fuqishëm i McGregor, kjo pas humbjes nga Khabib në vitin 2018.

Pra, për 40 sekonda sa ishte në kafaz, ai fitoi 3 milionë dollarë, e që i bie 75 mijë dollarë për një sekond.