Real Madridi dhe Barcelona – Drejjtpërdrejt (Livee)

Real Madridi do të jetë nikqori i Barcelonës përballjen në kuadër të javës së 26-të në La Liga, transmeton Dardania Press.

Los Blancos dhe Blaugranasit kanë publikuar formacionet zyrtare për El Clasicon e 180-të që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Fansat e futbollit nga mbarë bota do t’i kenë sytë në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e sotme, pasi aty do të luhet El Classico e radhës mes Real Madridit dhe Barcelonës, dy skuadrat më të mëdha spanjolle, që për më tepër këtë sezon po rivalizojnë ashpër për titullin kampion.

Gareth Bale dhe Luka Modric janë lënë në stol për këtë takim, derisa për Barcelonën startojnë Lionel Messi, që gjatë ditës u publikua një video kinse ka disa probleme dhe nga minuta e parë është edhe Jordi Alba.

Të dy rivalët e përjetshëm vijnë në këtë takim me karikimin maksimal për të marrë 3 pikët, duke qenë se gara për titullin kampion ka mbetur tashmë vetëm mes tyre dhe diferenca është vetëm dy pikë në favor të katalanëve.

Këta të fundit numërojnë 4 fitore radhazi, që i kanë ndihmuar të marrin kreun e renditjes me 55 ikë, duke përfituar edhe nga fakti që Reali ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy javët e fundit, duke lënë plot 5 pikë.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 5 – Shiko ketu ndeshjen

3 lojtarë të Juventusit infektohen me Koronavirus, klubi merr kete vendim

Dardania Press / Serie A ka anuluar shumicën e ndeshjeve për shkak të Koronavirusit që është shpërndarë me të madhe në pjesën veriore të Italisë.

Si duket, pozitiv me virusin kanë dale edhe tre futbollist të skuadrës U23 të Juventusit së bashku me menagjerin e tyre.

Sipas DailyMail, pas ndeshjes Juventus – Pianese (U23), që u zhvillua të dielën e kaluar, tre lojtar të Zonjës së Vjetër kanë rezultuar pozitiv me virus.

Lajmi është mbajtur i fshehtë nga skuadra, derisa janë anuluar të gjitha stërvitjet.

Klubi është duke kryer testet edhe te pjesa tjetër e lojtarëve dhe te ata të skuadrës së parë.

Zbulohet shifra marramendëse që fituan Fury dhe Wilder nga dueli i mbrëmshëm

Dardania Press – Mësohet sa para fituan Fury dhe Wilder nga dueli i mbrëmshëm.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë përfituar shumë të majme parash pas meçit të zhvilluar në peshat e rënda në kategorinë WBC.

Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka arritur të shpallet kampion i botës në divizionin WBC.

Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si “Bomberi i Bronztë” dhe ishte i pamposhtur deri më tani, Wilder, të cilin e nënshtroi në përballjen e tyre të dytë që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit në mëngjesin e sotëm (e diel).

Megjithatë, kjo ndeshje shërbeu që dy boksierët të fitojnë edhe shifra të majme parash, ndërsa për Furyn thuhet se këto fitime janë rekord në karrierë.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, të dy luftëtarët kanë pasur të siguruara nga 3.85 milion funte apo 4.60 milionë euro.

Por, pretendohet se Wilder dhe Fury kanë të garantuara më shumë se 19.27 milionë funte apo 23 milionë euro plus një përqindje e fitimeve të drejtave televizive.

Megjithatë, promotori i Furyt, Bob Arum ka thënë se pas shitjes së gjitha biletave dhe fitimeve prej mbi 17 milionë eurosh nga shitja e biletave, boksierët kanë të ngjarë të fitojnë më shumë.

Sipas Arum, fitimet e Furyt nga përballje me Wilderit ka të ngjarë të arrijnë vlerën e 40 milionë eurove.

Këtu mund ta shikoni meçin Fury – Wilder

Adhuruesit e b oksit në gjithë botën po presin me padurim fillimin e meçit Tyson Fury – Deontay Wilder.

Tashmë është bërë e ditur edhe koha e saktë, në të cilën dy rivalët e përbetuar do t’i drejtohen ringut. Kjo gjë pritet të ndodhë në orën 06:00 të mëngjesit të nesërm sipas kohës sonë lokale.

Meçin drejpërdrejt mund ta shikoni platformën Kujtesa, në kanalin Sport 1

E BUJSHME: Milot Rashica do t`i bashkohet Liverpoolit

Mediat gjermane flasin se ylli i Kosovës dhe Verder Bremenit Milot Rashica ndiqet prej kohësh nga Liverpuli.

“Bild” dhe “Weser Kurier” raportojnë se trajneri i kampionëve të Europës Jurgen Klop po mendon të transferojë 23-vjeçarin në “Anfild Roud” gjatë merkatos së verës. “Kurier” thekson se Verder Bremeni ka caktuar shifrën e kartonit të Rashicës prej 38 milionë €.

Megjithatë, drejtori i klubit gjerman Frenk Buman u shpreh se për mesfushorin me tiparë sulmuese të Kosovës interesohen disa klube, por nuk është negociuar me asnjë prej tyre.
Por, edhe nëse mbërrin te Liverpuli, Rashica do të përballet me yjet e skuadrës Mane, Firminjo dhe Salah për të zënë vend në formacionin titullar.

Pse ndalohen aeroplanët të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Lionel Messi?

Kur presidenti i kompanisë ajrore Vueling, Javier Sanchez-Prieto, rastësisht e përmendi gjatë një interviste se aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Leo Messi dhe kjo gjë ngjalli debat në rrjetet sociale.

Kjo pasi njerëzit dëshironin ta dinin arsyen se pse kjo ndodh, dhe nëse ishte një rast i një të drejte ekstreme për kapitenin e Argjentinës.

Sanchez-Prieto ishte duke e shpjeguar planin për ta zgjeruar aeroportin El Prat të Barcelonës dhe rastësisht theksoi se arsyeja ishte: “Sepse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Leo Messi, gjë që është diçka, që nuk ka ndodhur kudo tjetër në botë”.

Komenti morri vëmendje të madhe me shpejtësi në rrjetet sociale, me njerëzit që kërkuan të verifikojnë deklaratat e Sanchez-Prieto, se pse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit.

Siç pritej, përgjigjja ishte e shpejtë, aq e shpejtë se që Messi nuk kishte nevojë të fliste.

Kapiteni i Barcelonës jeton në komunën e Gavas, rreth 25 km larg Barcelonës dhe brenda Parque Natural del Garraf, një zonë e mbrojtur nga legjislacioni spanjoll mjedisor dhe që përmban florën dhe faunën e rrezikuar.

Prandaj, aeroplanët që mbërrijnë dhe largohen nga El Prat duhet të bëjnë një shmangie të vogël në Mesdhe për të anashkaluar zonën.

Mësohet çmimi i biletave për sfidën Maqedoni – Kosovë

Në mbledhjen e mbajtur sot Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim që çmimi i biletave për tribunat kryesore Jug-Veri, në sfidën ndaj Kosovës, të jetë 300-400 denarë (rreth 5 euro).
Tashmë është vendosur që kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Toshe Proeski Arena”, në Shkup që ka kapacitet prej 33 mijë ulëseve.

Për “Dardanët” pritet të ndahen rreth 3 mijë bileta.

Kosova luan në udhëtim ndaj Maqedonisë gjysmëfinalen e Ligës D të Ligës së Kombeve më 26 mars dhe në rast të fitores ajo, më 31 mars, në finale do ta përballet si mysafire me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.

Tyson Fury apo Wilder, ky është parashikimi i Wladimir Klitschkos

Legjenda e boksit, Wladimir Klitschko ka thënë se ai mendon që Tyson Fury do të fitojë në rimeçin ndaj Deontay Wilderit, transmeton zeri.
Fury dhe Wilder do të përballen më 22 shkurt në Las Vegas.Klitschko ka thënë se dëshiron që ta shohë Furyn triumfues.

“Unë mendoj, apo dëshiroj që në fakt Fury, besojeni apo jo, mund t’ia dalë. Ndoshta jo, por dëshiroj që ta bëj”, ka thënë Klitschko.

Handanovic- Inter, ndodh e papritura

Inter rinovimit me Handanovic.

Inter është afër që të kryej një punë të madhe dhe shumë të rëndësishme për skuadrën.

Skuadra ‘Zikaltër’ është afër të arrij marrëveshje për rinovimin e kontratës me portierin Samir Handanovic.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, portieri është pajtuar në parim për një rinovim të kontratës, transmeton lajmi.

Portieri slloven ka pasur paraqitje fenomenale me fanellën e Inter, sidomos që nga koha kur mori edhe shiritin e kapitenit, gjatë sezonit të kaluar.

Ai është gati të futet në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale, por tashmë është pajtuar për një rinovim, i cili sigurisht do të përfshijë edhe një rritje page.

Kjo ishte fotoja e fundit e Kobe Bryant qe u be para nisjes me helikopter

Dardania Press – Fotoja e fundit e Kobe Bryant para v dekjes.

Brady, djaloshi 13 vjeçar nuk do i shkonte në mendje që ajo foto që shkrepi pranë idhullit të tij në Akademinë e Sportit Mamba do të ishte e fundit për legjendën e NBA.

Një ditë më pas Bryant dhe vajza e tij Gianna, humbën jeetën në aksi dentin e rëndë ajror ku helikopteri në të cilën udhëtonin së bashku me 7 persona të tjerë u rrëzua në Kalabasas të Kalifornisë.

Ai ndodhej atje se bashku me Gianna ne një ndeshje basketbolli.