Momenti kur Robin Krasniqi ‘dërrmon’ boksierin çek, Stanislas Eschner (Video)

Ka përfunduar meçi i mes boksierit shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi dhe çekut Stanislas Eschner, ku boksieri ynë doli fitimtar. Ai e mbylli këtë meçi para kohe, duke e mbyllur në raundin e gjashtë, transmeton Njëshi. Boksieri i famshëm nga Kosova fitoi pas ndërhyrjes së gjyqtarit, kur i kishte dhënë disa goditje radhazi çekut Stanislas Eschner. Momentin kur Krasniqi siguroi fitoren sonte mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

 

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh.

Ai ka qenë më parë edhe kampion i Evropës në kategorinë përkatëse në boks. /Njëshi/

E KRYER: Rashica do transferohet tek klubi i madh italian!

Milot Rashica i ka thënë “Po” transferimit të Napolit, në Seria A.

Kështu raporton gazeta italiane “Corriere dello Sport”, që thekson se sulmuesi i Kosovës ka rënë dakord me drejtorin sportive të klubit napolitan, Cristiano Giuntoli, i cili e ka ndjekur lojtarin që nga viti 2016.
Sipas informacioneve të fundit transferimi nga Werder Bremen mund të mbyllet për 28 milionë euro, edhe pse para epidemisë së Covid-19 vlera e talentit llogaritej në 35 mln euro dhe klube se Dortmund, Liverpool dhe Leipzig janë të interesuar për të.

Anthony Joshua ka një paralajmërim për Tyson Furyn

Anthony Joshua ka paralajmëruar Tyson Furyn, duke thënë se ai është në listën e tij dhe po pret meçin për ta ‘eliminuar’

Të gjithë po presin një meç mes dy boksierëve nga Britania e Madhe, por fillimisht Joshua do përballet me Kubrat Pulevin, kurse Fury me Deontay Wilder.

Anthony Joshua ka pranuar se ai e dëshiron një meç me Tyson Furyn, për t’i rrëmbyer atij titullin ‘WBC’.
“Nuk ka dyshim se dueli që dua është ai ndaj Tyson Furyt – ai ka diçka që unë dua ta marr, prandaj ndodhet në listën time të eliminimeve” – tha 30 vjeçari për ‘The Sun‘.

“Ai thotë gjëra për mua gjatë gjithë kohës, por Tyson Fury do të jetë relevant vetëm atë ditë kur unë dhe ai do ta nënshkruajmë kontratën për t’u ndeshur”.

“Ai është një person i shkëlqyeshëm dhe ka bërë gjëra të mëdha në boks, por deri në ditën kur ne do përballim, nuk kam asgjë tjetër për të thënë për të. Unë me të vërtetë dua rripin që ai mban” – ka deklaruar Joshua.

Nuk e harrojnë dot golin, Granit Xhaka “tërbon” sërish serbët me këtë veprim (Foto)

Granit Xhaka mund të jetë një nga personat më të padëshiruar në Serbi, kjo për shkak të golit që iu shënoi dhe eliminimit që iu shkaktoi me Zvicrën e tij në Botërorin e 2018.

Kjo ka bërë mediat serbe ta sulmojnë shpesh dhe ta kenë “halë në sy”. Ama dhe vetë Graniti nga ana tjetër, nuk lë rast pa i shpëtuar duke provokuar sa herë i jepet mundësia.

Së fundmi, futbollisti me origjinë shqiptare, ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, teksa shihet një qytetar shqiptar, i cili godet një letër higjenike, ndërkohë që në sfond dëgjohet komentatori duke komentuar golin e Xhakës me Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018.

“2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruan në postim ku është etiketuar Xhaka. Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit, teksa kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe. Ata shkruajnë se ky veprim i futbollistit nga Kosova është një provokim nga ana e tij.

‘Telegraf.rs’ komenton:

Futbollisti zviceran me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka provokon përsëri serbët dhe Serbinë. Ai ndau një video të mikut të tij në ‘Instagram’ duke komentuar golin kundër Serbisë në Botërorin në Rusi”

Jurgen Klopp i kërkon Xherdan Shaqirit të flasë Shqip (Video)

Dardania Press – Liverpooli është duke vazhduar me stërvitje nga shtëpia, ku rëndësi të veçantë ka ruajtja e përgatitjes fizike.Në një video lidhje ku janë të pranishëm të gjithë, nga trajneri tek lojtarët, Liverpooli ka vazhduar me stërvitje fituesi.Por para se të fillonte stërvitja, lojtarët dhe trajneri përshëndeteshin me njërit – tjetrin, ku nuk mungonin as shakatë.Po ashtu nu mungoi as urimi i ditëlindjes për Harvey Elliott.Jurgen Klopp u kërkonte të gjithëve në gjuhën e tyre t’ia uronin ditëlindjen talentit anglez, ndërsa Shaqirit i kërkoi që ta urojë në gjuhën shqipe.Ylli shqiptar nuk përtoi dhe këndoi: “Shumë urime për ty”, për shokun e tij Elliott.

Vjen vendimi i madh nga Fenerbahce lidhur me të ardhmen e Vedat Muriqit

Krerët e klubit të Fenerbahes besohet se janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat për sulmuesin e tyre, Vedat Muriqin.

Klubi i Fenerbahces është kapluar nga kriza financiare, e kjo krizë po rritet edhe më shumë pas përhapjes së koronavirusit edhe në shtetin e Turqisë.

Kësisoj, krerët e klubit turk janë duke menduar edhe shitjen e yjeve të skuadrës, përfshirë këtu edhe reprezentuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, për të cilin ka shumë skuadra të interesuara.

Sipas mediave në Turqi, gjiganti turk do të kërkoj së paku 20 milionë euro për shitjen e sulmuesit prizrenas, i cili iu bashku atyre gjatë vitit të kaluar.

Për Vedat Muriqin interesim kanë shprehur skuadrat si Manchester United, Tottenham Hotspur, Leicester City, Napoli, Lazio e Burnley.

Ndihmë e madhe nga Mane, ndërton një spital në këtë vend

Dardania  Press – Mane ka dhënë një ndihmë të madhe, duke ndërtuar kështu një spital.

Sadio Mane vlerësohet si një nga humanistët më të mëdhenj në botën e futbollit, duke dhuruar jo pak për vendin e tij të lindjes, Senegalin.

Ylli i Liverpool ka ndihmuar në vendin e tij për ndërtimin e shkollave dhe shumë mjediseve tjera.

Tani Mane, po ndërton një spital të madh në qytetin e tij të lindjes, ku do të trajtohen gjithashtu pacientët me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur agjenti i tij, Bjorn Bezemer. Ky spital do të kushtojë 3.5 milionë dollarë, dhe Mane do të paguajë të gjitha shpenzimet. Bezmer vuri në dukje se janë përshpejtuar punimet për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Përhapja e koronavirusit, futbollisti i njohur shqiptar i kombëtares së Kosovës rezulton i infektuar

Dardania Press – Valdrin Mustafa, futbollisti i kombëtares U-21 të Kosovës, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij, në Sarbruken, Gjermani. Kujtojmë që futbollisti i njohur luan me ekipin e parë të Hanoverit.

“Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë”, – janë shprehur përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke konfirmuar kështu edhe lajmin e infektimit të tij. /Pamfleti

Mbappe me Koronavirus, ka dy dite nuk ka stervitur

Dardania Press – Su lmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili nuk ka stërvitur në dy ditët e fundit, e ka bërë një test të martën për të kuptuar nëse është infektuar me koronavirus, njofton gazeta e madhe franceze “L’Equipe”.

I sëmurë që prej të hënës, Mbappe nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore të PSG-së në dy ditët e fundit. Kampioni i botës vuan nga angjina, transmeton Gazeta Express.

Si masë parandaluese, sulmuesi parisien e bëri një test të martën për të mësuar nëse është infektuar nga koronavirusi, sëmundja ngjitëse që është duke u shpërndarë më të madhe nëpër botë.

Rezultati i testit të tij do të bëhet ditur sonte vonë apo nesër në mëngjes, sipas të përditshmes franceze.

Por gazeta franceze thotë se rezultati do të dalë negativ, për shkak se ai vu an nga dh imbje në gjo ks dhe jo nuk ka ndonjë simptomë të koronavirusit.

Edhe nëse testi i tij del negativ, ka shumë pak gjasa që Mbappe të luajë të mërkurën kundër Dortmundit, në takimin kthyes të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai pritet të jetë pjesë e ekipit të Thomas Tuchel.

Koronavirus “gjunjëzon” Champions League, ja se çfarë pritet të ndodh me ndeshjet

Dardania Press – Coronavirusi ka “gjunjëzuar” futbollin, shumë ndeshje janë zhvilluar pa praninë e spektatorëve, madje edhe disa ndeshje të Champions League do të luhen pa tifozë.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ndeshja e së mërkurës mes PSG-së dhe Dortmundit në Parc des Princes mund të mos zhvillohet, dhe nëse luhet atëherë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium.

I njëti fat edhe për përballjen Juventus-Lyon, që ka edhe një specifikë tjetër. Si pasojë e gjendjes së vështirë në veri të Italisë, nuk përjashtohet mundësia që kjo ndeshje të spostohet në një fushë asnjëanëse.

Ndërkohë edhe në Spanjë janë tërhequr nga vendimi që ndeshja Barcelona-Napoli të luhej me tifozë. Sipas mediave iberike, edhe kjo sfidë po shkon drejt dyerve të mbyllura.