Allahu Thotë “Atë Vend Të Përjetshëm (Xhennetin) Ua Kemi Përcaktuar Atyre Që…

Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as nga tërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen Allahut.(Kasas, 83)Mendjemadhësia është vlerësimi i tepruar i aftësive personale, ndërsa mendjemadh është ai të cilit i pëlqen shumë mendja e vet dhe nuk pranon e nuk përfill mendimin e të tjerëve, por shfaq sjellje arrogance ndaj tyre.Përkundrejt kësaj qëndron përulësia, butësia dhe modestia. Mendjemadhësia mund të shfaqet në forma të ndryshme, si për shembull origjina, përkatësia fisnore, pasuria, fuqia, forca fizike, bukuria, të mësuarit e dituria, statusi social e arritjet personale. Madje mendjemadhësia mund të shfaqet edhe në shërbimin e tepruar ndaj Zotit.

Tipi më i keq i kryelartësisë është ajo që shprehet ndaj Zotit, ndaj të Dërguarit të Tij dhe ndaj fesë.Në ajetin e mësipërm shprehet qartë se një nga kushtet për të fituar xhenetin është të mosqenit mendjemëdhenj e arrogantë ndaj njerëzve.Kjo arrihet duke besuar Allahun në mënyrën më të sinqertë dhe duke iu bindur pa asnjë mëdyshje urdhrave dhe vullnetit të Tij, duke mos shpalosur as më të voglën shenjë madhështie ndaj Allahut dhe krijesave të Tij.Ishte pikërisht kjo ndjenjë madhështie ajo që shfaqi shej’tani, i cili për këtë arsye meritoi mallkimin e Allahut, duke e humbur kështu njëherë e përgjithmonë mundësinë për t’u përfshirë nga mëshira e Allahut.Në një ajet tjetër, duke na urdhëruar që të mos mburremi, Allahu thotë:“Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.”(Lukman, 18) Kur njeriu e zbraz zemrën nga ndjenja e besimit që ekziston në mënyrë të natyrshme në zemrën e tij, ai fillon të pushtohet nga ndjenja e madhështisë dhe kryelartësisë, aq sa çdo të mirë që zotëron, si fjala vjen pasuria, fuqia, pushteti, bukuria, ia dedikon aftësive të veta personale.

Sikur të arrinte të kuptonte se të gjitha ato të mira i janë dhënë nga Allahu, në mënyrë që të bëhej i vetëdijshëm për pafuqinë dhe dobësinë e tij përballë fuqisë së Allahut, do të sillej në mënyrë modeste me njerëzit, pa treguar as shenjën më të vogël të mendjemadhësisë.Kush e harron këtë fakt të rëndësishëm, nuk bën gjë tjetër vetëm se përsërit gabimet që kanë bërë faraoni dhe Karuni, të cilët jepen si modele dhe shembuj të këqinj sa i përket shfaqjes së mendjemadhësisë dhe të arrogancës në tokë.Allahu i dha Karunit begati të shumta, si pasuri dhe pushtet, por në vend që të falënderonte Allahun për mirësitë e dhëna dhe t’i shpenzonte për bamirësi, ai u përfshi nga ndjenja e madhështisë dhe ar ogancës. Por si ishte përfundimi i tij? Allahu thotë në Kuran: “Dhe për këtë arsye, Ne e fundosëm thellë në tokë atë edhe pallatin e tij, dhe nuk pati askënd që ta ndihmonte dhe as veten e tij nuk mundi të mbronte përballë Allahut.” (Kasas, 81) Përfundimi i këndshëm dhe i lumtur është për ata që janë modestë dhe të sjellshëm me njerëzit.Allahu ka thënë në Kuranin famëlartë:“…e s’ka dyshim se te Allahu, më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)….” (Huxhurat, 13)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *