Gjithçka duke filluar nga 4 maji, ky shtet evropian rihap shumicën e shkollave në vend

Në Austri, shkollat do të rihapen nga 4 maj, për momentin vetëm për ata nxënës që duhet të përballen me provimet përfundimtare. Kjo u njoftua nga ministri i arsimit Heinz Faßmann.

Ministri austriak tha se “Nga mesi i muajit maj, ai do të rifillojnë mësimet për fëmijët e moshës gjashtë deri në 14 vjeç. Në fazën e tretë, me siguri më 29 maj, studentët e shkollave profesionale dhe institutet politeknike do të kthehen në shkollë.

Heinz Faßmann tha gjithashtu se klasat do të jenë me nga 14 nxënës dhe mësimi do të zhvillohet me turne.

Gjithashtu Austria do t’i zbusë akoma më shumë masat e bllokimit për shkak të koronavirusit, pasi nga 15 maji do të lejohen që të hapen restorantet dhe kafenetë si dhe shërbimet fetare të rifillojnë. Kështu ka njoftuar kancelari Sebastian Kurz – “Ne po shkojmë më shpejt sesa vendet e tjera drejt diçkaje që është normaliteti i ri”, ka thënë Kurz, duke shtuar se “bizneset e gastronomisë” do të rihapen nga data 15 maj dhe do të lejohen të punojnë deri në orën 23:00.

Austria ka vepruar menjëherë në fazën e parë të shpërthimit të virusit duke mbyllur para më shumë se një muaji restorantet, kafenetë, teatrot, shitoret joesenciale dhe të gjitha vendet ku mund të kishte grumbullime të njerëzve. Në ndërkohë, që të gjithë qytetarët janë këshilluar të rrinë në shtëpitë e tyre dhe nëse është e mundur të punojnë po ashtu nga shtëpitë.

Por, ka qenë edhe ndër vendet e para që ka filluar t’i zbusë masat e bllokimit duke lejuar shitoret, qendrat dhe shitoret që kanë më pak se 400 metra katrorë të rihapen një javë më parë. Qendrat tregtare, shëtitoret më të mëdha dhe sallonet e bukurisë do të rihapen më 1 maj.

Dyqanet që janë rihapur duhet të kufizojnë numrin e konsumatorëve që lejojnë të futen brenda dhe duhet të kenë maska. Kurz ka thënë se mbajtja e maskës në fytyrë do të jetë pjesë e “normalitetit të ri”.

Sipas autoriteteve në Austri deri tani në vend janë regjistruar 15 mijë persona të identifikuar pozitiv me Covid si dhe 522 v iktima.

Orari i lëvizjes për sot dhe dy ditët pasuese, mësoni kohën kur mund të dilni

Dardania Press – Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar dje orarin e ri të lëvizjes 90 minutëshe të qytetarëve

Ky orar ka filluar së zbatuari nga sot dhe do të vazhdojë për tre ditët e ardhshme.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në 90 minuta u mor nga Ministria e Shëndetësisë më 14 prill, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koroanvirusit.
Sipas këtij vendimi të MSH-së, gjoba për persona fizikë nëse e shkelin këtë vendim është prej 1,000 deri në 2,000 euro dhe prej 3,000 deri në 8,000 euro për personat juridikë.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 669 raste pozitive me koronavirus, 159 prej të cilëve janë shëruar dhe 19 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Anton Quni tregon pse nuk e votoi Avdullah Hotin për kryeministër

Anton Quni përmes një postimi të bërë në Facebook, ka sqaruar qëndrimine tij në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së.

Ai ka treguar të vërtetën që mos të krikohet hapësirë për spekulime,Ai ka treguar të vërtetën që mos të krikohet hapësirë për spekulime, duke thënë se çmon personalitetin e Avdullah Hotit, por që ka thënë se e sheh të nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjetër të partisë./Dardania Press/

Ky është postimi i plotë:

Njoftim

Qendrimi im ne mbledhjen e Kryesise se LDK-se

Te nderuar miq, me qellim qe te mos krijohet hapesire per spekulime ne mediat e ndryshme, dua te ju njoftoj rreth qendrimit qe mbajta sot, ne mbledhjen e kryesise se LDK-se, me rastin e nominimit te kandidatit tone per kryeminister, profesor, Avdullah Hoti.

Meqenese LDK-ja ruan kulturen e debatit para marrjes se vendimeve te saj, para nominimit eshte hapur mundesia per debat te cilen e kemi shfrytezuar duke biseduar me gjuhen e fakteve dhe argumenteve rreth kandidateve te mundshem.
Natyrisht qe edhe nga ana ime eshte çmuar larte personaliteti i profesorit Avdullah Hoti.
Por, e verteta eshte se, kam thene qe e shoh te nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjeter te partise, gjithmone ne perpjekje te permbushjes se nevojes per unifikim te strukturave te partise dhe votuesve te LDK-së.

Me kete rast kam dhene edhe propozimet e mia, e qe ishin me shume se sa nje emer.

Ne fund, pas debatit brenda partiak qe, zakonisht zhvillohet ne atmosfere dhe kulture te larte demokracie dhe cfare vetem subjekti i LDK-se e ka te kultivuar, qendrimet tona u perafruan rreth emrit te profesor, Hotit i cili edhe mori besimin e te te gjithe te pranishmeve.

Une kam abstenuar nga votimi, por natyrisht qe kam respektuar plotesisht vendimin unanim te Kryesise dhe e kam uruar te nominuarin duke i deshiruar sukses dhe me lutjet qe ne kete rrugetim ta kemi bekimin e Zotit, transmeton Dardania Press.

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ja ne sa shkon numri

Dardania Press – IKSHPK, sapo ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 26 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm në 449, shkruan lajmi.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 8 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 79.

Ndërkaq deri më tani në Kosovë kanë ndërruar jetë 11 persona që ishin të prekur me koronairus.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

TETË TË SHËRUAR DHE NJËZET E GJASHTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime.

Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79).

Më datë 16 prill 2020, nga Klinika Infektive janë raportuar edhe dy raste të vd ekjes.Rasti i parë, e gjinisë femër me moshë 73 vjeç nga Llugaxhi-Pejë, e konfirmuar me COVID-19 me datë 26.03.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv nga data 25.03. -16.04.2020, e intubuar dhe në respiratore. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati).

Rasti dytë: e gjinisë femër me moshë 71 vjeç nga Smrekonicë-Vushtrri, e konfirmuar me COVID-19 me datë 05.04.2020. Pacientja është referuar nga QE e spitalit të Vushtrrisë dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 05.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati ).

Nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e katërdhjetë e nëntë (449) me njëmbëdhjetë (11) raste të vd ekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 2.168.045 raste të COVID-19 dhe 144.645 raste të vd ekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!.

A po anulohen gjitha terminet e dasmave, ja çka thonë Meda, Shyhretja dhe Remzija

Dardania Press – Covid-19 ka ‘paralizuar’ botën si kurrë më parë, janë anuluar fluturime, shkolla, shumë vende të punë dhe madje është ndaluar edhe dalja e personave fizik, përveç në oraret e caktuara nga Qeveria.

Një virusi i panjohur e për të cilin ende nuk ka një ilaç apo vaksinë që e shëron, një mister edhe për shkencëtarët dhe mjekësinë botërore, coronavirusi mbetet i panjohur edhe për afatin e tij, se deri kur mund të jemi në këtë situatë, apo deri kur do të jetë ‘mysafirë’ në përditshmërinë tonë.

14 mars u ndërmorën masa parandaluese ndaj pandemisë globale.
Një nga këto vendime ishte edhe mbyllja e kafeterive, bareve, pabeve dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore, ndërsa u pezulluan të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive. Ndonëse me shpresë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur, shtrohet pyetja se a do të ndikojë kjo në organizimin e dasmave dhe ahengjeve familjare.
Stina e verës në vendin tonë karakterizohet pikërisht nga dasmat e shumta në restauronte, me muzikë, me shumë të ftuar, këngëtarë e valle.

Lidhur më këtë dhe se a ka filluar anulimi i dasmave dhe ahengjeve, sa ka ndikuar Covid-19, IndeksOnline ka kontaktuar me disa prej këngëtareve më të kërkuar dhe më të angazhuar gjatë sezonit veror dhe jo vetëm.

Duke qenë njëra nga këngëtaret që prej vitesh argëton më muzikën dhe zërin e saj shumë ahengje e dasma shqiptare, Shyhrete Behluli për Indeksonline konfirmoj se ajo nuk ka ende asnjë datë të anuluar të ndonjë dasme, dhe ajo shpreson që një gjë e tillë nuk do të ndodhë duke besuar se situate deri në muajt e verës do të qetësohet.

“Jo asnjë nuk është anuluar edhe nuk besoj që anulohen se sigurisht kjo situatë përfundon, deri në korrik qetësohet gjendja, po flas për vete deri tash jo nuk kam pas asnjë anulim, se çfarë ndodhë më vonë nuk e di”, u shpreh Shyhrete Behluli.

Në anën tjetër edhe këngëtari i mirënjohur, Meda tha se nuk ka ende ndonjë anulim të ndonjërës prej dasmave në të cilat ai do të jetë i angazhuar, por ai nuk e përjashtojnë mundësinë që kjo mund të ndodhë duke u nisur nga situata në të cilën gjendemi.

“Deri tash tek unë hala nuk është anulu, por sipas mendimit tim nuk di se a mbahen, mund edhe të ndodhë që të mos mbahen se po shihet situata, unë po shpresoj që të përfundoj sa më shpejtë kjo pandemi”, deklaroj Meda për Indeksonline.

E njëjta ndodhë edhe me angazhimet e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Remie Osmani. Në një prononcim për Indeksonline, bashkëshorti I këngëtares, Halil Hamzaj i cili edhe është menaxher i saj, tha se të gjitha datat janë ende të rezervuara, siç kanë qenë më parë, ai tha se beson se dasmat do të mbahen, ndoshta me ndonjë rregullore të posaçme, por që shpreson që të mbahen.

“Asnjë anulim nuk kemi, data janë ende fikse, krejt janë më prit se çka po bëhet, janë duke shku duke u liru punët dhe ma merr mendja se ndoshta me ndonjë far rregulli të posaçëm edhe do të mbahen, kështu që mendoj se po do mbahen”, tha Halil Hamzaj.

Prandaj, përderisa nuk ka ende një vendim që i ndalon ato, vera në Kosovë pritet të jetë e njëjtë, dhe dasmat vazhdojnë të jenë të aranzhuara, ndërsa ju vazhdoni të qëndroni në shtëpi që kjo vërtetë të mund të realizohet.

Ja organet e tjera që dëmton koronavirusi

Dardania Press – Koronavirusi i ri fillon duke prekur qeskat e ajrit (hojëzat) në mushkëri dhe në këtë mënyrë bllokon furnizimin e gjakut me oksigjen, deri sa vret të gjitha organet thelbësore për jetën.

Por mjekë në të gjithë botën po shohin prova që tregojnë se virusi gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion të zemrës, sëmundje akute të veshkave, mosfunksionim neurologjik, mpiksje gjaku, dëmtim të zorrëve dhe probleme të mëlçisë. Ky zhvillim ka komplikuar trajtimin e rasteve më të rënda të covid-19, sëmundjen e shkaktuar nga virusi dhe e bën rrjedhën e shërimit më pak të sigurt.

“Gjysma e personave të shtruar në spital për shkak të COVID-19 kanë gjak ose proteinë në urinën e tyre, duke treguar kështu dëme të veshkave,”tha Alan Kliger, një nefrolog në Shkollën e Mjekësisë Yale. Gjendja është edhe më alarmante tha mjeku, pasi të dhënat e hershme kanë treguar se 14 deri në 30 për qind e pacientëve në Kinë, kanë humbur funksionin e veshkave, duke u detyruar të kryejnë dializë.
“Ky është një numër i madh i njerëzve që kanë këtë problem. Kjo nuk është e re për mua. Unë mendoj se është shumë e mundur që virusi t’i bashkohet qelizave të veshkave dhe t’i sulmojë ato,”tha Kliger.

Por në mjekësi, konkluzionet logjike shpesh nuk vërtetohen kur bëhen kërkime. Të gjithë të intervistuar për këtë histori tregojnë se nuk tregohen të gjitha për këtë pandemi, kështu që kërkohen më hsumë të dhëna për të arritur në përfundime të sigurta klinike.

Duhet të hetohen më shumë shkaqe të tjera të mundshme për dëmtimin e organeve dhe indeve, përfshirë shqetësimet e frymëmarrjes, ilaçet që pacientët morën, edhet dhe stresin e sëmundjes.

Kur studiuesit në Wuhan kryenin autopsi te njerëzit që vd iqën nga covid-19, ata zbuluan se nëntë nga 26 kishin lëndime akute të veshkave dhe se shtatë kishin grimca të koronavirusit në veshkat e tyre, sipas një letre nga shkencëtarët në Wuhan botuar në 9 Prill në revistën mjekësore “Kidney International”.

“Kjo ngre dyshimin shumë të qartë se të paktën një pjesë e dëmtimit akut të veshkave që ne po shohim se është rezultat i përfshirjes direkte virale të veshkave, e cila është e dallueshme nga ajo që u pa në shpërthimin e SARS në 2002”, tha Paul M. Palevsky, një nefrolog nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh dhe president i zgjedhur i Fondacionit Kombëtar të Veshkave.

Një spital në Nju Jork kohët e fundit kishte 51 pacientë të cilët kishin nevojë për trajtim 24-orësh në veshka, por kishte vetëm 39 aparatura për të bërë pastrimin. Spitali u detyrua të raciononte kujdesin, duke mbajtur më pak pacientë në terapi.

Virusi gjithashtu mund të dëmtojë zemrën. Mjekët në Kinë dhe Nju Jork kanë raportuar miokarditin, një inflamacion të muskulit të zemrës dhe ritme të parregullta të zemrës më të rrezikshme që mund të çojnë në arrest kardiak në pacientët me covid-19.

“Duket se ata kanë një frymëmarrje shumë të mirë dhe pastaj papritmas kanë një problem kardiak, gjë që është shumë e qartë që nuk ka lidhje me frymëmarrjen,” tha Mitchell Elkind, një neurolog nga universiteti i Kolumbisë dhe president i zgjedhur i American Heart Association.

Një përmbledhje e pacientëve me sëmundje të rëndë në Kinë zbuloi se rreth 40 për qind vuanin aritmi dhe 20 për qind kishin ndonjë formë të dëmtimit kardiak. Koronavirusi i ri hyn në qelizat e njerëzve që janë të infektuar duke kyçur në receptorin ACE2 në sipërfaqet e qelizave. Ajo pa dyshim sulmon qelizat në traktin respirator, por ekziston dyshimi në rritje se po përdor të njëjtën portë për të hyrë në qelizat e tjera. Trakti gastrointestinal, për shembull, përmban 100 herë më shumë nga këta receptorë sesa pjesët e tjera të trupit dhe sipërfaqja e tij është shumë e madhe.

“Nëse e hapni atë, është si një fushë tenisi me sipërfaqe kjo zonë e jashtëzakonshme që virusi të pushtojë dhe të përsëritet vetë,” tha Brennan Spiegel, bashkë-redaktor i revistës Amerikane të Gastroenterologjisë.

Në disa pacientë me sëmundje të rëndë covid-19, mjekët kanë gjetur nivele të larta të një citokine pro-inflamatore të quajtur interleukin-6, e njohur nga mjekët IL-6. Përgjigja e quajtur edhe “sindromi i lëshimit të citokinës”, është njohur prej kohësh në pacientë të tjerë, përfshirë ata me sëmundje autoimune, siç janë artriti reumatoid ose në pacientët me kancer që i nënshtrohen imunoterapive të caktuara.

“Për pacientët me covid-19, stuhitë e citokinës janë një arsye kryesore që disa kërkojnë kujdes intensiv dhe ventilim. Kur citokinat tuaja janë jashtë kontrollit sistematik, ndodhin gjëra të këqija. Mund të jetë një katastrofë e plotë. Nuk është e qartë pse stuhitë e citokinës ndodhin në disa pacientë dhe jo në të tjerë, megjithëse faktorët gjenetikë mund të luajnë një rol kresor,”tha Jeffrey S. Ëeber, zëvendësdrejtor i Qendrës së Kancerit në Nju Jork.

Një tjetër simptomë e çuditshme dhe tani e njohur, si simptoma e covid-19 është humbja e nuhatjes dhe shijes. Claire Hopkins, president i Shoqatës Rinologjike Britanike, tha që studimet e pacientëve në Itali dhe gjetkë kanë treguar që disa e humbin ndjesinë e nuhatjes përpara se të shfaqnin shenja të të qenit i sëmurë.

“Koronavirusi në të vërtetë mund të sulmojë dhe të pushtojë mbaresat nervore nuhatëse. Kur këto fibra zbuluese të aromës janë ndërprerë dhe ato nuk mund të lidhen me trurin,” tha Hopkins. Ekzistojnë gjithashtu raporte që covid-19 mund të dëmtojë sytë e njerëzve, duke shkaktuar konjunktivit, në disa pacientë. Një studim i 38 pacientëve të shtruar në spital në provincën Hubei, Kinë, zbuloi se një e treta kishin këtë problem.

Por, si shumë nga efektet jo-respiratore të virusit, kjo simptomë mund të jetë relativisht jo e zakonshme dhe mund të zhvillohet vetëm tek njerëzit tashmë të sëmurë rëndë. Fakti që virusi është gjetur në mukozën që mbulon syrin në një numër të vogël të pacientëve, megjithatë, tregon që syri mund të jetë një hyrje për virusin dhe është një arsye që mburojat e syzeve janë duke u përdorur për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Virusi gjithashtu ka një ndikim të qartë në traktin gastrointestinal, duke shkaktuar diarre, të vjella dhe simptoma të tjera. Një studim zbuloi se gjysma e pacientëve me covid-19 kanë simptoma gastrointestinale.

Një rrezik i veçantë i virusit është tendenca e tij për të prodhuar mpiksje gjaku në venat e këmbëve dhe enëve të tjera, të cilat mund të shkëputen, të udhëtojnë në mushkëri dhe të shkaktojnë vd ekje nga një gjendje e njohur si emboli pulmonare. Një ekzaminim i 81 pacientëve të shtruar në spital me pneumoni të shkaktuara nga covid-19 në Wuhan zbuloi se 20 kishin ngjarje të tilla dhe se tetë prej tyre vd iqën. Të dhënat e vlerësuara nga kolegët u botuan në internet në 9 Prill në revistën “ Journal of Thrombosis and Hemostasis.

“Në Nju Jork, holluesit e gjakut po përdoren me pacientë të Covid-19 shumë më tepër sesa pritej, tha Sanjum Sethi, një kardiolog dhe profesor në universitetit Columbia.(The Washington Post

Studimi danez për vd ekshmërinë nga koronavirusi: Mund të jetë 20 herë më pak sesa ka parashikuar OBSH-ja

Dardania Press – Hulumtimi mbi një grup dhuruesish gjaku në Danimarkë ka treguar se niveli i vd ekshmërisë prej koronavirusit është nën një përqind të numrit të personave të infektuar nga sëmundja, sipas një ekipi të Rigsh Hospitalet në kryeqytetin Kopenhagen.

Testet u kryen te 1487 mostra nga dhurues gjaku treguan një shkallë vd ekshmërie prej 0.16%. Kjo i vë vlerësimet e shkencëtarëve daneze 20 herë më të ulta se ato të OBSH që e kanë numrin e të vd ekurve në cdo vend midis 1-3% të numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Studimi tregoi gjithashtu se shumë më tepër danezë sesa shifra zyrtare prej 5000 personash janë prekur nga Covid duke projektuar një numër prej 400 000 personash. Testi kërkoi për antitrupa të formuar gjatë një infeksioni dhe zbuloi se 22 dhurues gjaku nga 1487 ishin pozitive.

Sidoqoftë mjekët bëjnë kujdes gjate rishikimit të shifrave duke thënë se ato janë komplekse duke theksuar gjithashtu se dhuruesit e gjakut kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm sesa anëtarët mesatarë të popullatës.

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse rrini 1 javë pa kryer marrëdhënie s*ksuale

Dardania Press – Ka të vërteta në atë që lidhjet in.time ofrojnë kënaqësinë më të madhe, si dhe çfarë i ofrojnë shëndetit tonë.

Aktivitetet se.ks.uale kanë shumë përparësi për shëndetin tuaj, ndërkaq nëse pushojmë ta praktikojmë humbim disa gjëra të rëndësishme.

Shumë ekspertë tregojnë se mungesa e marrëdhënieve in.time për vetëm një javë tërheq me vete disa pa soja të mëdha. Shty pe r3klam3n dhe lexo lajmin e plote:

Këto janë vetëm disa nga pa sojat të cilat mund t’i keni nëse nuk bëni se.ks një javë.

Tensioni

Momentet intime me partnerin tuaj janë shumë të dobishme dhe të kënaqshme, andaj ndikojnë në zvogëlimin e stresit. Prandaj kur pushojmë së praktikuari humbin dobitë të cilat i kemi pasur nga se.ksi.

Se ksi përmirëson aktivitetin fizik si edhe aktivitetin e trurit.

Problemet me zemrën

E dimë që ata të cilët nuk praktikojnë kurrfarë ushtrimesh kanë më shumë probleme me zemrën. Pasi që se ksi është një lloj aktiviteti fizik, përmirëson shëndetin tonë.

Pos kësaj, meshkujt të cilët kanë pasur se.ks një herë në javë kanë më pak shanse të kenë problem me ere ksi onin, ndërsa ata të cilët një kohë të gjatë nuk kanë pasur se.ks kanë probleme të mëdha me ere ksi onin.

Mungesa e vetëbesimit

Kur ndërprisni marrëdhëniet me parterin, filloni të ndiheni e padëshirueshme. Mbase filloni të mendoni që me partnerin tuaj nuk shiheni shpesh për shkak që ai ose ajo nuk dëshiron.

Gjatë or.gazmës, hormonet si p.sh. tes.tosteroni, estrogjeni dhe prolaktina lirohen dhe ndikojnë në sjelljen tonë. Siç mund të shohim, të gjitha këto kanë lidhje me kënaqësinë tonë, por edhe në ruajtjen e shëndetit.

Nëse jeni të martuar apo jeni në lidhje dashurore, kujdesuni që të ndodhin këto gjëra në trupin tuaj.

E FUNDIT/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë

Dardania Press – Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës rihter është ndjerë në Tiranë pasditen e sotme. Lëkundjet janë ndjerë shumë pak.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 18 kilometra larg Tiranës.

Nga ky tërmet nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa pasi siç thamë lëkundjet kanë qenë minimale./tch

Përhapja e koronavirusit, shtyhet izolimi deri me këtë datë

Dardania Press – Koronavirusi është përhapur në pothuajse tërë botën, duke prekur numër të madh njerëzish. Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo zgjati sot mbylljen e shtetit deri më 15 maj për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Punonjësit jothelbësorë duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Rregullat e distancës sociale mbeten”, tha në Tëitter Cuomo, duke thënë se zgjatja ishte “në koordinim me shtetet e tjera”.

Duke folur në një konferencë të përditshme për shtyp, guvernatori tha se shteti po përparon në përmbajtjen e përhapjes së virusit falë politikave distancuese sociale.

“Ne e kemi nën kontroll këtë bishë. Ne e kemi ulur shkallën e përhapjes”, tha Cuomo. “Çfarë ndodh pas kësaj? Unë nuk e di”, tha ai lidhur me zgjatjen deri më 15 maj. “Ne do të shohim në varësi të asaj që tregojnë të dhënat”, shtoi Cuomo. Ndërkohë, dje, Andreë Cuomo tha se shteti do të kishte një rihapje graduale.